Kuqezi deri në Hënë! (FOTO)

48

Më 1971, në Hënë niset “Apollo 15”, me në bord 32 flamuj të vegjël, nga e gjithë bota, kapur me litar. Teknik i lartë në NASA, në atë kohë, ishte William Kokalari, apo Vilson Kokalari, shqiptari me origjinë nga Gjirokastra. Pas përfundimit të misionit, flamujt dolën në një ankand të madh. Flamuri në fjalë, atë kohë me yllin e verdhë, ka një shkrim të astronautit dhe firmën e tij. Ai shoqërohet dhe me certifikatën e origjinalitetit, ndërsa aktualisht ruhet nga koleksionistët.