Spinaqi është i njohur për përmbajtje të lartë të hekurit, gjë që secili prej nesh ka nevojë për rreth 10-15 mg në ditë. Përmes spinaqit ne jemi në gjendje të konsumojmë 2.2 mg hekur në 80g spinaq. Përveç përmbajtjes së lartë të hekurit spinaqi është i pasur edhe me vitaminën C, magnesium, folit dhe vitaminat A dhe K. Megjithatë edhe pse i njohur shumë, veçanërisht përmes filmit të vizatuar Popeye, për përmbajtjen e hekurit, ka perime të tjera që kanë më shumë hekur. Përderisa 80g spinaq ofron rreth 11% të sasisë së nevojshme ditore të hekurit, fasulet edamame ofrojnë rreth 15% të dozës së rekomanduar. Më mirë se kjo, fasulet e kuqe ofrojnë rreth 17%.