Shkup, 5 tetor – Sot në hapësirat e Federatës Futbollistike të Maqedonisë është hedhur shorti për ndeshjet çerekfinale të Kupës së Maqedonisë bën të ditur gazeta KOHA. Fituesi aktual Shkëndija në gjysmëfinale do të përballet me skuadrën e Pobedës. Ndeshja e parë do të luhet në Tetovë më 7 nëntor në orën 13:00, ndërsa takimi i kthimit në transfertë është paraparë për datën 5 dhjetor me fillim në orën 13:00. Interesante pritet të jetë edhe në përballjen mes Rabotniçkit dhe Makedonija Gj.P., ndërsa detyrë më të lehtë do të ketë skuadra e Akademija Pandevit, e cila do të përballet me skuadrën e Korabit, kurse Sileksi me Bellasicën.
Ndeshjet e para luhen më 7 nëntor, ndërsa ato kthyese më 5 dhjetor.