Shkup, 29 shtator – Në hapësirat e Federatës Futbollistike të Maqedonisë sot është hedhur shorti për raundin e 1/8 të Kupës së Maqedonisë së Veriut, njofton gazeta Koha. Do të ketë duele mjaft interesante, si Akademija Pandevi – Vardari, Struga Trim&Lum – Rabotniçki e Renova – Pelisteri, ndërsa Shkëndija e FC Shkupi për kundërshtar do të kenë kushtimisht thënë skuadra më të dobëta, KF Gostivai dhe Kit Go.
Ndeshjet do të zhvillohen më 21 tetor në ora 14:30, ndërsa edhe në këtë fazë do të luhet vetëm një ndeshje, ndërsa në rast të barazimit ekipet kalojnë direkt në goditjet nga pika e bardhë.
Dyshet:
Shkëndija – Gostivari
Shkupi – Kit Go
Struga T.L. – Rabotniçki
Renova – Pelisteri
Akademia P. – Vardari
Mak. Gj.P. – Sasa
Kozhufi – Sileksi
Bregallnica – Bellasica