Shkup, 27 tetor – Është hedhur shorti për ndeshjet çerekfinale të Kupës së Maqedonisë së Veriut, përcjellë koha.mk.
Spikat përballja mes dy ekipeve shqiptare Struga Trim-Lum dhe Renova, ndërsa dy skuadrat tjera shqiptare FC Shkupi dhe KF Shkëndija për kundërshtar do të kenë Akademia Pandevin, respektivisht Sileksin. Në përballjen e fundit do të takohen Bellasica dhe Makedonija Gj.P.
Ndeshjet do të luhen më 25 nëntor të vitit 2020, ndërsa për shkak të pandemisë me koronavirus, do të luhet vetëm një ndeshje.
Dyshet:
A.Pandevi – Shkupi
Struga T.L. – Shkupi
Bellasica – Mak.Gj.P.
Sileksi – Shkëndija