Kupa e Kosovës, Prishtina dhe Ballkani luajnë për trofeun dhe garat evropiane

19

Prishtina dhe Ballkani do të luajnë sot (e mërkurë) mes vete në finalen e madhe të Kupës së Kosovës në futboll. Pas mbylljes së sezonit në Ipko Superligën e Kosovës, ku kampion u shpall Drita dhe nën-kampion Gjilani, duke siguruar dy vende për garat evropiane, tani radha është për finalen e Kupës.

Dy klubet tjera që treguan një super-sezon, Prishtina dhe Ballkani do të luajnë mes vete në finalen e madhe, e cila përveç trofeut vlen edhe për një vend në garat evropiane, përkatësisht në Ligën e Evropës.

Finalja e madhe mes këtyre dy skuadrave është paraparë të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” me fillim nga ora 17:45.

Për Prishtinën është kjo hera e dhjetë që luan në një finale dhe synimi i tyre është ta fitojnë trofeun e shtatë të Kupës në histori të klubit. Në anën tjetër, Ballkani luan për histori pasi asnjëherë të vetme nuk ka të fituar këtë trofe dhe do të tentoj deri në fund të shkruaj historinë.

Sikurse trajneri Armend Dallku, ashtu edhe Ismet Munishi kanë bërë të gjitha përgatitjet dhe ekipet e tyre janë gati për këtë finale.

Gjyqtar kryesor do të jetë Genc Nuza, ndërsa asistentët e tij Fatlum Berisha dhe Edmond Zeqiri. Kurse gjyqtar i katërt në këtë ndeshje do të jetë Bujar Selimaj dhe pas portave Besfort Kosumi dhe Visar Kastrati.

Comments are closed.