Këto ditë i keni parë duke luajtur në fushën e gjelbër, e disa nga ta edhe duke shënuar gola. Megjithatë ndoshta diçka nuk ju ka rënë në sy, ndonëse i gjithë fokusi ka qenë te lojtarët e Kampionatit Botëror. Tatuazhet e tyre. Faqja e UEFA-s ka publikuar disa fotografi ku shihen tatuazhet më interesante të futbollistëve më të mirë të botës. Siç duket lojë e fortë në Kampionat është duke u zhvilluar edhe për tatuazhe.