Kupa e Botës çdo 2 vite? “Plas lufta” mes UEFA-s dhe FIFA-s

17

Pyetjet dhe përgjigjet mes UEFA-s dhe FIFA-s vazhdojnë në lidhje me propozimin e paraqitur nga kjo e fundit për Kupën e Botës, që të luhet çdo dy vjet, jo me distancë kohore 4-vjeçare, si deri më tani. Federata Evropiane e Futbollit ka lëshuar një deklaratë të gjatë, në të cilën denoncon idenë e një Kupe Bote 2-vjeçare, duke sulmuar FIFA-n, e cila deri më sot ende nuk ka pranuar një përballje:

“Më 14 shtator, UEFA dhe 55 anëtaret e saj i kërkuan FIFA-s të organizojë një takim të veçantë për të qenë në gjendje të shprehin shqetësimet e tyre në lidhje me pasojat e këtyre projekteve. Deri më sot, UEFA dhe 55 federatat e saj nuk kanë marrë ende një përgjigje.

Ja deklarata për shtyp e UEFA-s:

“Në maj 2021, Kongresi i FIFA-s udhëzoi administratën e FIFA-s të kryejë një studim mbi realizueshmërinë e Kupës së Botës për burra dhe gra, që do të luhet çdo dy vite. UEFA supozon se fjala “fizibilitet” përfshin të gjitha efektet, pasojat dhe çështjet që lidhen me:

– kalendarin, formatet dhe qasjen në fazat paraprake dhe përfundimtare të garave;

– efektet në garat ekzistuese të klubeve dhe kombëtare, si dhe në mundësitë sportive dhe tregtare;

– efektet në shëndetin fizik dhe mendor të lojtarëve;

– efektet tek tifozët, në dëshirën e tyre për të parë turne të kësaj madhësie më shpesh dhe në aftësinë e tyre për të mbështetur udhëtime më të shpeshta;

– efektet në ekosistemin e futbollit në tërësi; me këtë nënkuptojmë vlerësimin e balancës së mundësive në dispozicion të 211 federatave të lidhura me FIFA-n, për t’u rritur në një skenar kaq të ndryshëm;

– efektet në turnetë e të rinjve, të cilët kanë implikime minimale komerciale, por janë thelbësore për rritjen e talenteve të rinj;

Duke pritur të dimë rezultatet e hollësishme të studimit të porositur nga Kongresi i FIFA-s në të gjitha fushat e përmendura, UEFA vëren se FIFA ka propozuar të dyfishojë frekuencën e finaleve të Kupës së Botës nga 2028 dhe finalet e Kupës së Konfederatave nga 2025, si dhe një ristrukturimi masiv i datave të rezervuara për ekipet kombëtare për ndeshjet që luhen rregullisht nga 211 federatat e FIFA-s.

UEFA është e zhgënjyer me metodologjinë e miratuar, e cila deri më tani ka çuar në komunikimin dhe promovimin e hapur të reformave radikale, para se të diskutohet së bashku me aktorët e tjerë.