Kupa, 1/16 e finales: Shkupi e Renova sfidohen nga Slloga e Ohri

"Me shumë seriozitet të madh i qasemi kësaj ndeshje. Përveç në kampionatin po ashtu neve kemi ambiciet tona edhe në kupën e Maqedonisë. Sigurisht që respektojmë kundërshtarin Slloga Vinica, mirëpo ne do të futemi në këtë ndeshje me qëllim tonë që do të jetë fitorja", deklaroi trajneri i FC Shkupit, Muharrem Bajrami

26

Shkup, 23 shtator – Me ndeshjen kundër anëtarit të Ligës së dytë, Vardar Forino, ku fitues pas ekzekutimit të penalltive triumfuoi skuadra nga Shkupi, dje filluan ndeshjet e 1/16 të finales së Kupës së Maqedonisë së Veriut, ndërsa sot (e mërkurë) në program do të jenë ndeshjet tjera, gjithsejtë 11-të.

Në Ohër skuadra me të njëjtin emër do të pret Renovën, e cila shikohet si favorit absolut për të vazhduar garat në këtë kompeticion. FC Shkupi gjithashtu do të sfidohet nga skuadra e Slloga Vinicia, ndeshje kjo e cila do të zhvillohet në qytetin e Vinicës. Favorit kuptohet janë djemtë e trajnerit Muharem Bajrami, të cilët në këtë ndeshje hyjnë pas asaj fitore dramatike në kampionat kundër Renovës me 4-3.

“Me shumë seriozitet të madh i qasemi kësaj ndeshje. Përveç në kampionatin po ashtu neve kemi ambiciet tona edhe në Kupën e Maqedonisë. Sigurisht që respektojmë kundërshtarin Slloga Vinica, mirëpo ne do të futemi në këtë ndeshje me qëllim tonë që do të jetë fitorja, dhe e cila do të na mundësonte kalimin në raundin tjetër duke ditur se në 1/16 luhet vetëm një ndeshje. Kuptohet se edhe kundërshtari ka ambiciet e veta, kështu që ndeshje të lehta nuk do të ketë. Këtë ia kam potencuar edhe lojtarëve të mi nga të cilët pres që në këtë përballje të tregojnë seriozitet dhe të marrim atë që neve dëshirojmë”, deklaroi trajneri i FC Shkupit, Muharrem Bajrami.

Gostivari do të pret Tikveshin, ndërsa Vëllazërimi do të sfidon anëtarin e Ligës së parë, Rabotniçkin. Kjo ndeshje do të zhvillohet në stadiumin e qytetit në Kërçovë.

Të gjitha ndeshjes e 1/6 zhvillohen në ora 15.30.

Dyshet:

Ohri – Renova
Sileksi – Teteksi
Mak.Gj.P. – Pobeda
Pelisteri Luboteni
Sasa – Boreci
Gostivari Tikveshi
Vëllazërimi – Rabotniçki
Veleshta – Kozhufi
Slloga – FC Shkupi
Rosomani – Bellasica
Kit Go – Skopje

Comments are closed.