Kosova e nis të hënën kampanjën kualifikuese për Evropianin e vitit 2020 përballë Bullgarisë, në stadiumin mitik ‘Fadil Vokrri’. Ndeshja me bullgarët do të zhvillohet nga ora 20:45, ndërsa interesimi për ta parë këtë ndeshje është e jashtëzakonshme pasi janë shitur të gjitha biletat. Për ata që dëshirojnë ta luajnë Kosovën në bastore ka një lajm të keq, përcjell Periskopi, transmeton gazeta Koha.
Deri para ndeshjes me Danimarkën, fitorja e ‘Dardanëve’ ishte kuotuar me 3.30, ndërsa e mysafirëve me 2.20. Kurse tashmë pas ndeshjes kuotat kanë pësuar ndryshim drastik, ku favorit absolut është skuadra e Bernard Challandes.
Kuota për fitoren e Kosovës ka rënë në 2.37, ndërsa e mysafirëve është rritur në 3.10. Barazimi ka kuotën e njëjtë me fitoren e Bullgarisë.