Uashington, 14 korrik – Guvernatori i Nju-Jorkut, Endru Kuomo sot mori vendim edhe për katër shtete të tjera federale të hyjnë në listën e karantinës së Nju-Jorkut, për ta parandaluar përhapjen e Kovid-19 në vendin më të prekur nga epidemia.
Në listën e karantinës së Nju-Jorkut janë shtuar Minesota, Meksika e Re, Ohajo dhe Viskonsin, kështu që tani udhëtarët nga gjithsej 22 shtete amerikane duhet të kalojnë 14 ditë në karantinë para se të hyjnë në Nju-Jork.
Kuomo paralajmëroi se zvogëlimi i numrit të personave të infektuar me koronavirusin e ri në Nju-Jork mund të shndërrohet lehtësisht në një rritje të të infektuarve të rinj nga shtetet e tjera.
Është rritur kontrolli dhe mbikëqyrja e udhëtarëve që vijnë në Nju-Jork në aeroporte, trena dhe stacionet e autobusëve.