Prishtinë, 14 nëntor – Komandanti i Forcave Ndërkombëtare në Kosovë (KFOR), Salvatore Kuoçi deklaroi se NATO pret që Forcat e Sigurisë së Kosovës (FSK) të zhvillohen në kuadër të mandatit ekzistues, ndërsa nëse e ndryshojnë mandatin Aleanca do ta rishikojë angazhimin e vet në vend”, njofton korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.
Kuoçi Për Radio Televizionin e Kosovës deklaroi se është e rëndësishme për çdo ndryshim të mandatit të FSK-së të konsultohen të gjitha bashkësitë në Kosovë, si edhe aleatët në NATO.
Në pyetjen se cili do të jetë roli i NATO-së në Kosovë pas transformimit të FSK-së, komandanti i KFOR-it ritheksoi se në rast të ndryshimit të mandatit të FSK-së, Këshilli Veri-Atlantik do të rishikojë nivelin e angazhimit të KFOR-it në Kosovë.
“Kjo do të thotë se 29 anëtarët e NATO-së duhet të dakordohen për fushëveprimin e ardhshëm të NATO-s në Kosovë”, ka deklaruar gjenerali Kuoçi.
Ai vlerësoi se FSK është forcë profesionale dhe burim i stabilitetit rajonal.
Qeveria e Kosovës përgatit paketë ligjesh, të cilat kaluan në lexim të parë në Kuvend, për transformimin e FSK-së në ushtri të Kosovës, të cilën ashpër e kundërshtojnë Beogradi dhe serbët e Kosovës, të cilët pohojnë se sipas rezolutës 1244 të KB-së formacioni i vetëm i armatosur në Kosovë është KFOR-i. shk/