Londër, 5 nëntor 2018– Disa qindra qytetarë të Bashkimit Evropian të cilët jetojnë në Britani të Madhe dhe britanikët të cilët jetojnë në BE sot bënë zinxhir njerëzor para selisë së Qeverisë në Londër, duke kërkuar që t’u garantohen të drejtat nëse nuk arrihet marrëveshje midis Londrës dhe Brukselit për Bregzit.
Kundërshtarët e Bregzitit formuan zinxhir njerëzor, që shtrihej nga Parlamenti britanik deri tek selia e qeverisë. Pjesëmarrësit në protestë dorëzuan letër deri te autoritetet me kërkesë që të mbrohen të drejtat e shtetasve nga Bashkimi Evropian pa marrë parasysh rezultatin nga negociatat.
Komisioni Evropian ndërkohë, mohoi raporte mediale sipas të cilëve është afër marrëveshjes midis BE-së dhe Britanisë