Barcelona po përgatitet për protesta të reja kundër ndarjes së kësaj krahine nga pjesa tjetër e Spanjës në moment kur Asociacioni civil katalanas u bëri thirrje kundërshtarëve të pavarësisë të dalin sot në mesditë nëpër rrugë. Sipas organizatorëve, qëllimi i marshit është që të mbrohet uniteti i Spanjës dhe të hidhet poshtë “sulmi pa precedent në historinë e demokracisë”.
Sllogani i tyre është – Të gjithë ne jemi Katalonjë. Mendje e mençur për koekzistim. Pritet pjesëmarrje e anëtarëve të pushtetit qendror në Madrid dhe pjesëtarëve të partive të cilët angazhohen për unitet të shtetit. Për sot nuk janë paralajmëruar tubime të ithtarëve të pavarësisë së Katalonjës.