Moment “paniku” për lojtarin e Sjatëll Mariners: Xhejms Pakstonit, për të nisur lojën në ndeshjen e kampionatit MLB (bejsboll) kundër Minesota Tuins i është dashur fillimisht të “smarkohet” edhe nga një… shqiponjë (kokëbardhë, si ajo e flamurit amerikan). “Sulmi” ka qenë i papritur, gjatë himnit kombëtar. Atleti, megjithatë, ka ditur të mbrohet dhe gjithçka ka përfunduar pa pasoja.