Kundër ekstremizmit të dhunshëm në Bashkësitë Lokale në Maqedoni
Shkup, 29 tetor 2018 – Në kushte të proceseve globale dhe lëvizjeve asnjë vend nuk është mbrojtur nga depërtimi i terrorizmit në tokën e tyre. Veçanërisht vendi si i joni, të cilat janë më të rrezikuara për shkak të multietnicitetit dhe multifunksionalitetit nga njëra, si dhe për shkak të rreziqeve nga margjinalizimi dhe çështjet ekzistenciale të pazgjidhura të kategorive të caktuara të qytetarëve, nga ana tjetër.
Këtë sot e deklaroi ministri i Vetëqeverisjes Lokale Suhejl Fazliu, në nënshkrimin e Memorandumit për projektin “Përforcimi i rezistencës nga ekstremizmi i dhunshëm i bashkësive lokale në Maqedoni”:
Potencoi se prej atje është jashtëzakonisht e rëndësishme të punohet në komunitetet lokale, veçanërisht në ato ku rreziqet janë më të shprehura.
“Në mikro nivel, atje ku njerëzit njiher ndër vete, ku çdo ditë komunikojnë dhe këmbejnë informata, atje duhet të veprohet përmes ngritjes së vetëdijes publike, por edhe përmes përforcimit të besimit të ndërsjellë mes qytetarëve nga përkatësitë e ndryshme fetare dhe etnike, si dhe rritje të besimit në institucionet, veçanërisht në organet e obliguara për rend dhe paqe në shtet”, tha Fazliu.
Sipas tij, jashtëzakonisht e rëndësishme është vëmendja të kthehet drejt komuniteteve lokale, sepse ato janë pika më të rrezikuara, por në të njëjtën kohë përderisa janë të informuar dhe në mënyrë adekuate institucionet e përgatitura kompetente dhe të tjera të targetuara dhe grupe, atëherë, siç tha rreziku ulet në minimum.
“Nuk ka alternativë, përveç parandalimit përmes politikës së veprimit gjithëpërfshirës nga pika më e vogël, nga qytetari dhe familja, përmes komunitetit lokal, në nivel kombëtar dhe global. Me anëtarësimin në NATO dhe BE Maqedonia të bëhet pjesë e sistemit global për mbrojtje edhe nga terrorizmi i dhunshëm, përmes ndërtimit të standardeve globale për parandalim dhe veprim të koordinuar”, theksoi Fazliu.
Ministri e theksoi edhe nevojën e zgjerimit të llojit të tillë të bashkëpunimit edhe në komunat tjera.
Ambasadorja britanike në Maqedoni Rejçel Galovej, theksoi se komunitetet tona do të jenë po aq të fuqishme, aq sa do të investojmë në to, që të jenë më rezistente nga kërcënimi i ekstremizmit të dhunshëm.
Zëvendësambasadori i Holandisë në vend, Andri van Mens, tha se është shumë i rëndësishëm bashkëpunimi në nivel rajonal dhe ndërkombëtar, sepse terrorizmi nuk ndalet në kufijtë dhe se lufta kundër ekstremizmit të dhunshëm është mes gjashtë prioriteteve kryesore për Ballkanin Perëndimor në të cilat Holanda është mjaft e involvuar me ndihmë adekuate.
Nënkryetari i BNJVL-së dhe kryetar i komunës së Çairit Visar Ganiu, potencoi se asnjë shtet nuk mundet vetëm të ballafaqohet me paraqitjen e ekstremizmit të dhunshëm dhe theksoi se si vetëqeverisje lokale e domosdoshme është qasje e përbashkët e organizuar kundër të gjitha llojeve të ekstremizmit.
“Ekstremizmi i dhunshëm nuk ka arsyetime dhe nuk duhet të identifikohet me përkatësi etnike dhe religjioze. Lufta kundër ekstremizmit të dhunshëm duhet t’i përfshijë të gjitha mekanizmat institucional për parandalim të kësaj dukurie. Tre komunat pjesëmarrëse në këtë projekt, do të jemi në rendin e parë për luftë kundër ekstremizmit të dhunshëm, dhe gjithmonë në pajtim me ligjet”, tha Ganiu.
Ai bëri thirrje “së bashku, me një zë të themi se ne jemi për paqe dhe bashkëpunim mes të gjithë qytetarëve”.
Memorandumi për projektin “Përforcimi i rezistencës nga ekstremizmi i dhunshëm i komuniteteve lokale në Maqedoni”, është nënshkruar mes Komitetit kombëtar për parandalim të ekstremizmit të dhunshëm dhe luftës kundër terrorizmit, Qendra për bazë të përbashkët nga Shkupi dhe komunat Çair, Gostivar dhe Kërçovë