Një britanike ka arritur që të realizojë fotografinë më të bukur të ‘katërshes fantastike’. Në ditën e Krishtlindjes, britanikja Karen Anvil fiksoi princërit William dhe Harry me princeshat e tyre. Fotoja ka bërë xhiron e rrjetit dhe Anvil shpreson se do fitojë prej saj mjaftueshëm sa të paguajë për shkollimin e vajzës. Sidomos në sy bien kunatat, Kate Middleton dhe Meghan Markle. Kjo e fundit është e fejuara e princit Harry. Aktorja amerikane do lidhë kurorë së shpejti me princin. Edhe pse janë akoma të fejuar, Meghan u bë e para që merr pjesë në një meshë Krishtlindjesh me familjen mbretërore. Disa thonë se kjo tregon se ajo është e preferuara e mbretëreshës. Gjatë ceremonisë, Kate e mësoi kunatën se si të përkulej siç duhej kur mbërriti mbretëresha.