Rishikimi i Kushtetutës e bën më të keqe edhe ashtu Marrëveshjen e dëmshme të Prespës dhe e shkel në tre mënyra, konsideron Jorgos Kumucakos, përgjegjës për politikë të jashtme në partinë opozitare greke Demokracia e Re.
Kumucakos thotë se Qeveria greke duhet të marrë qëndrim para se të përfundojë revizioni tek ne, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.
“Rishikimi i Kushtetutës në Shkup e bën edhe më të keqe tashmë Marrëveshjen e dëmshme të Prespës. E shkel në tre mënyra. E mban irredentizmin, sillet në mënyrë eksplicite në “shtetin e Maqedonisë” dhe fillimisht kërkon që Greqia ta ratifikojë Marrëveshjen e Prespës dhe integrimin e Shkupit në NATO, ndërsa pastaj të hyjë në fuqi rishikimi”, thotë Kumucakos.