Athinë, 13 prill – Logjika e identifikimit të Greqisë dhe Shkupit në çështjen me irredentizmin është e papranueshme dhe i minon pozicionet nacionale, thotë përgjegjësi për politikë të jashtme në partinë opozitare greke Demoikracia e Re, Jorgos Kumucakos në reagimin pas deklaratës së djeshme të shefit të diplomacisë së Maqedonisë.
Siç lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina, Kumucakos e kritikon MPJ-në greke, për shkak të deklaratës së Nikolla Dimitrovit në konferencën e djeshme për shtyp me Nikos Koxias, për pjesën në të cilën shefi i diplomacisë së Maqedonisë thotë se dy grupet e punës “praktikisht e harmonizuan tekstin për bashkëpunimin e ardhshëm në sfera të ndryshme dhe punuan gjithashtu në tekstin për parandalim të irredentizmit nga të dyja palët”.
“Duket sikur minsitri i Punëve të jashtme i pranon, edhe pse në mënyrë indirekte, pohimet e Shkupit se gjoja Greqia ka aspirata irredentiste ndaj vendit fqinj. Logjika e reciprocitetit apo identifikimi i Greqisë dhe Shkupit në çështjen me irredentizmin i minon pozicionet tona stabile nacionale dhe është e papranueshme”, thotë Kumucakos në deklaratën me shkrim dërguar mediumeve.
Njëherit, përgjegjësi për politikë të jashtme në partinë mëp të madhe opozitare greke Demokracia e Re, kërkon që Minsitria greke e Punëve të Jashtme të përgjigjet “për çka është biseduar dhe për çka dakordohet me palën tjetër”.