Nga Lëvzia Antibixhoz kanë thënë se situata do të radikalizohet nëse deri më 12 shkurt nuk sillet ligji për lojrat e fatit
Urim HASIPI
lëvizja Anti Bixhoz, ka reaguar ndaj vendimit të qeverisë që videollotaria shtetërore e Maqedonisë, të furnizohet me 1500 aparateve për kumar, vlera e të cilave do të arrijë mbi 6.5 milion euro. Nga kjo Lëvizje kanë deklaruar se ky është një vendim skandaloz, pasi që Qeveria në vend se të merret me zgjidhjen e problemit të kazinove ajo stimulon këtë veprimtari edhe më tej.
“Kjo është skandaloze që ndodh tani kur të gjithë partiët politike si maqedonese, ashtu edhe shqiptare dhe të zgjedhurit e popullit (deputetët) të cilët e kanë për obligim të mbrojnë interesin e qytetarëve këta punojnë pas shpine, pasi dje të njëjtit votuan që në vlerë prej 6.5 milionë euro të blejnë aparata shtesë për kumarë. Ata theksojnë se do blihen mbi 1500 aparata nga një firmë bullgare, edhe përkundër deklarimeve nga kryeministri se është alarmante gjendja. Qeveria nga paratë e popullit blen aparate për shkatërimin e popullit” tha Jushi Emërllau, nga Lëvizja Anti Bixhoz.
Ai ka thënë se pikërisht kjo garniturë qeveritare ka bllokuar ligjin për lojrat e fatit. “Është turp që partitë shqiptare që janë pjesë e qeverisë të mos e ngrejnë zërin dhe të jenë kundër këtji vendimi dhe ta bllokojnë këtë ligjn që mos të kalojë. Nga njëra anë premtojnë se ligji do të kalojë dhe nga ana tjetër ata edhe më tutje këtë popull e zhytin në kët llum të pistë. Ne si lëvizja Antibixhoz do të reagojmë dhe të marim masa. Do të marim masa shumë më radikale sepse deri tash i kemi lutur në mënyrë demokratike të zgjedhin dhe të sillet kyi ligj”, tha Emërllau. Sipas tij, blerja e aparatave është thikë pas shpine për Lëvizjen Antibixhoz, si nga partitë në pushtet poashtu edhe nga partitë në opozitë. “Është e vërtetë se është një thiëk pas shpine nga të gjitha partitë politike si pozita edhe opozita sepse të gjithë marrin pjesë në komisionin për financa dhe buxhet dhe në anën tjetër ndodhë e kundërta, kalon ligji në Parlament dhe unë nuk e dëgjoj zërin e të zgjedhurve shqiptarë të popullit dhe kjo është e vërtetë se kjo është një thikë pas shpine edhe ndaj qytetarëve por edhe ne si Lëvizje Antibixhozë”, theksoi ai.
Ndryshe, blerja e aparatave shkaktoi edhe përplasje në Parlament mes deputetëve, ndërsa askush nuk jep përgjigje se pse ligji për lojrat e fatit prolongohet kaq gjatë. Nga Lëvzia Antibixjoz kanë thënë se situata do të radikalizohet nëse deri më 12 shkurt nuk sillet ligji për lojrat e fatit, i cili tashmë zvarritet një vit. Sipas informacioneve në dy debatet publike dhe në komisionin për financa dhe buxhet është pranuar kërkesa e kësaj lëvizje që objektet e lojrave të fatit të jenë 3 kilometra larg vendbanimeve, por nuk është vënë në rend dite për miratim para deputetëve. (Koha.mk)