Kumanovë, një polic i vdekur, një i lënduar rëndë

Një polic ka humbur jetën, kurse një kandidat për polic është lënduar rëndë pasi janë goditur nga një automobil, njoftuan nga SPB Kumanovë.
Në incident tjetë, menjëherë pas të parit në të cilin ka marrë pjesë i njëjti automobil, janë lënduar rëndë edhe dy persona tjerë.

Incidenti ka ndodhur mbrëmë 45 minuta pas mesnatës në rrugën rajonale Kumanovë-Sveti Nikollë në afërsi të udhëkryqit me lagjen Ajduçka Çeshma, kur një veturë “Mercedes” me targa të Kumanovës, e drejtuar nga S.J. (40), ka goditur policin 37 vjeçar V.C. dhe 25 vjeçarin A.M. kandidat për polic, të cilët kanë qenë në detyrë zyrtare.
V.C. ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, kurse A.M. me lëndime të rënda është transferuar në klinikat “Nënë Tereza” në Shkup.

S.J. me veturën që ka përplasur policët është larguar nga vendi i ngjarjes, por më pas në rrugën rajonale Kumanovë-Sveti Nikollë në afërsi të hotelit “Satelit” ka goditur një veturë “shkoda” me targa të Kumanovës. Shoferi i “Shkodës” N.P (34) dhe bashkëudhëtarja D.Ј. (42) ka marë lëndime të rënda trupore, deri sa udhëtari А.Ј. (52) me lëndime më të lehta.
Për shkak të lëndimeve, D.Ј. është transferuar në kompleksin e klinikave “Nënë Tereza” në Shkup, kurse të tjerët janë dërguar në spitalin e Kumanovës.
S.J. është transferuar në spitalin e Kumanovës, kurse kundër tij do të ngritet padi adekuate penale.