Kumanovë, 31 gusht – Në pesë shkollat e mesme të Kumanovës në vitin e parë do të fillojnë 1.265 nxënës që është pak më pak në krahasim me vitin e kaluar, informojnë nga Sektori për arsim i komunës së Kumanovës.
Interes më të madh ka për drejtimin mjekësor nga shkollat profesionale dhe për gjimnazet, ndërsa interesi më i vogël është për drejtimin e tekstilit.
Në shkollën e mesme “Pero Nakov” këtë vit në vitin e parë janë regjistruar 141 nxënës që është më pak në krahasim me vitin e kaluar kur ishin regjistruar 192 nxënës. Zvogëlim të dukshëm të numrit të nxënësve të regjistruar në këtë shkollë të mesme ka në paralelet ku mësimi realizohet në gjuhën shqipe.
Numër dukshëm më i vogël i nxënësve ishin regjistruar në shkollën e mesme profesionale “Nace Buxhoni” – 508 ku vitin e kaluar në vitin e parë kishin filluar 514 nxënës.
“Edhe krahas numrit të vogël të nxënësve të regjistruar në shkollat e mesme, do të formohen paralele dhe do të angazhohet kuadër i përhershëm”, deklaroi udhëheqësi i Sektorit për arsim Zhika Kërstevski.
Në shkollën e mesme profesionale “Kiro Burnaz” këtë vit ishin regjistruar 131 nxënës që është për shtatë nxënës më shumë në krahasim me vitin e kaluar, përderisa në gjimnazin “Sami Frashëri” ka tre nxënës më shumë, ndërsa në gjimnazin “Goce Dellçev” ishin regjistruar 33 nxënës më shumë se viti i kaluar.