Kumanovë, 9 prill – Katër motra medicinal nga Spitali i Kumanovës janë në mesin e 13 të posainfektuar nga rajoni i Kumanovës, bëjnë të ditur nga Qendra e shëndetit publik në Kumanovë, shkruan gazeta KOHA.
“Në 24 orët e fundit ka 13 raste me koronavirus pozitiv nga Kmanova. Në katër raste bëhet fjalë për punonjës shëndetësor – dy nga reparti i Gjinekologjisë dhe dy nga ai i Infektivës”, deklaroi Arif Latifi, drejtor i Qendrës komunale të shërbimit publik.
Në Spitalin e Kumanovës deri më tani janë të infektuar 22 punonjës shëndetësorë, kurse 80 p janë në vetëizolim. (koha.mk)