Objekti i çerdhes për fëmijë “Lulevjollca “ në Kumanovë, prej sot ka kapacitet shtesë edhe për 37 fëmijë të tjerë.
Në përurimin e kapaciteteve të reja kishte ardhur edhe ministrja Jagoda Shahpaska, e cila tha se Ministria për punë dhe politikë sociale së bashku me Qeverinë e RMV seriozisht po investon në arsimimin parashkollor, si në ndërtimin apo zgjerimin e kapaciteteve të objekteve po ashtu edhe në investimin e kompetencave profesionale të të punësuarve.
“Këtë e dëshmon grupi i tretë bilingual dhe mundësia që fëmijët që përmes shoqërimit ta kuptojnë gjuhën e tjetrit, pra fëmijët maqedonas do të shoqërohen me fëmijët shqiptar bashkërisht në një grup, kjo pra u mundëson fëmijëve që përmes lojërave dhe shoqërimit mes tyre do të njihen më mirë mes vete dhe do ta mësojnë gjuhën e njëri tjetrit”, tha Shahpaska.
“Shpreh kënaqësinë nga bashkëpunimi i deritashëm me Ministrinë për punë dhe politikë sociale , dhe të punësuarit në çerdhet e Kumanovës që funksionojnë në kuadër të Entit komunal publik çerdhet e fëmijëve “Angel Shajçe“ si dhe gatishmërinë për projekte e kapacitete të reja me qëllim të përfshirjes më të madhe të fëmijëve në arsimimin parashkollor, kjo është një nga shumë çerdhet tona multietnike“, theksoi Maksim Dimitrievski.
Ndryshe për zgjerimin e kapaciteteve, Ministria për punë dhe politikë sociale ka ndarë 10 milionë denarë. Tani me 37 vendet e reja, kjo çerdhe disponon me kapacitet prej 164 fëmijë./Tvm2