Kumanovë, 6 prill – Komuna e Kumanovës vendosi edhe një linjë telefonike, 075 323 569, ku familjet më të rrezikuara sociale do të mund të paraqiten për pako me produkte ushqimore dhe mjete për higjienë personale dhe dezinfektim.
Telefoni kujdestar i Shtabit komunal për mbrojtje dhe shpëtim është 078 365 061, në të cilin qytetarët do të mund t’i marrin informatat e nevojshme (informata për barnatore kujdestare, shitore kujdestare, mënyrë të zbatimit të shërbimeve të institucioneve në qytet, masat dhe rekomandimet e miratuara nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe nga Shtabi komunal për mbrojtje dhe shpëtim).
Komuna e Kumanovës vendosi shërbim për asistencë të qytetarëve të sëmurë dhe të pamundur. Këto kategori të personave do të mund të paraqiten në telefonat 075 207 126 dhe 077 71 94 94, pas çka nga ana e personit nga komuna dhe Kryqi i Kuq do t’u dërgohen prodhimet dhe barërat e kërkuara , ndërkaq për të cilat qytetarët vetë do t’i mbulojnë shpenzimet.(koha.mk)