Kumanovë, 27 nëntor – Komuna e Kumanovës ka ndarë 300.000 denarë për qytetin e Durrësit në Republikën e Shqipërisë.
Këto fonde me vendim të Këshillit, ishin alokuar nga buxheti komunal për ndihmë për qytetin e binjakëzuar të Durrësit, pas tërmetit shkatërrues që goditi banorët vitin e kaluar.
Menjëherë pas krijimit të mundësive financiare në komunë, këto fonde tashmë janë realizuar.
Kështu shpresojmë se kjo ndihmë financiare do të kontribuojë në riparimin e pasojave nga tërmeti dhe ndihmë për qytetarët e qytetit si-motër, theksojnë nga kabineti i kryetarit të Kumanovës, Maksim Dimitrievski.