Kumanovë, 1 mars – Qendra për punë sociale Kumanovë dhe organizata komunale e Kryqit të Kuq Kumanovë u bënë thirrje qytetarëve të paraqesin persona të pastrehë në numrin e telefonit pa pagesë 15505, në mënyrë që ekipet të mund t’u ofrojnë vendosje për shkak të temperaturave të ulëta që e kapluan rajonin.
Ekipet kujdestare do t’i marrin nën përkujdesje dhe do t’i strehojnë personat e pastrehë në pikën në Momin Potok – Shkup apo në ndonjë nga pikat rajonale për strehim të këtyre personave, që u hapën vjeshtën e kaluar në Strugë, Manastir dhe Strumicë.
Në apelin kyçet edhe vetëqeverisja lokale, në bazë të konkludimit të mbledhjes së 56-të të Qeverisë së RM-së për shkak të gjendjeve me motin e lig me borë, ku të gjithë faktorët duhet t’i koordinojnë aktivitetet për mbrojtje të kategorive më të ndjeshme të qytetarëve.
Në rajonin e Kumanovës ka vetëm dy persona të pastrehë të cilët janë vendosur në Çiçino Sello.