Papagajtë në baza ditore po konsumojnë opium në Madhya Pradesh të Indisë dhe kanë vënë në siklet kultivuesit e kësaj bime që ditë e natë po qëndrojnë nëpër ara për t’i ruajtur të mbjellat. Papagajtë ulen mbi lulen e bimës së fuqishme narkotike dhe e këpusin për ta marrë me vete, derisa banorët me britma tentojnë t’i trembin këta papagaj.
“Papagajtë po na tmerrojnë. Vijnë tufa ditë e natë, kapin lulen me sqep dhe ikin. E gjithë familja po ruan të mbjellat; kemi ndezur zjarre dhe po i trembim”, ka thënë fermeri Nandkishore Dhaakad.
Specialisti i opiumit, Chundawat, thotë se papagajtë ndihen të “relaksuar” dhe “ të stimuluar” shkaku i alkaloidëve dhe steroideve që gjenden në lulet e opiumit që prodhohet legalisht në disa pjesë të Indisë për qëllime mjekësore.