Bruksel, 7 nëntor – Eurodeputeti grek nga Siriza dhe gazetar shumëvjeçar, Stelios Kuloglu, në bisedë për MIA-n thotë se nuk ka dyshim se Marrëveshja e Prespës do të kalojë në Greqi dhe konsideron se ajo duhet të fitojë mirënjohje ndërkombëtare, për shembull, në formë të Çmimit Nobël për Paqe.
Zaev dhe Cipras thotë ai, treguan guxim politik dhe ai duhet të marrë mirënjohje simbolike në nivel ndërkombëtar.
“Nëse flisni me dikë në Parlamentin Evropian, nga e majta ose e djathta, do t’ua thonë të njëjtën. Se marrëveshja është fundamentale për stabilitet dhe paqe të Ballkanit Perëndimor dhe do të kontribuojë shumë për stabilitetin e tërë Evropës. Dhe jo vetëm ajo, por është edhe model për zgjidhje të kontesteve i cili mund të riprodhohet në konflikte tjera”, deklaroi Kuloglu për MIA-n.
Eurodeputeti thotë se është siguruar shumicë absolute në Parlamentin grek, duke e përfshirë edhe përkrahjen e deputetëve të partisë nacionaliste dhe partner të koalicionit të SYRIZËS, ANEL, edhe krahas qëndrimeve të liderit Kamenos.
Kuloglu u porosit deputetëve të Maqedonisë dhe politikanëve të cilët janë kundër Marrëveshjes së Prespës të kenë kujdes në zërat nacionalist në Greqi të cilët janë kundër kësaj marrëveshje, dhe porosit se ideja për marrëveshje më të mirë në të ardhmen është qesharake.
“Argumentin e njëjtë e shfrytëzoi edhe opozita në Greqi. Se do të negociojnë marrëveshje më të mirë. Më të mirë për kë? Më të mirë për Greqinë do të thotë kundër interesave maqedonase dhe anasjelltas. Është tërësisht joreale. Ajo është pozitë demagogjike, populiste dhe nacionaliste”, thotë Kuloglu, i cili pozitat ekstremiste nga të dyja anët e kufijve i quan “tunel nëntokësor i idiotëve dhe demagogëve”, të cilët ushqejnë njëri-tjetrin.
Sipas tij argumentet e opozitës greke kundër Marrëveshjes për shkak të pranimit të gjuhës maqedonase dhe kombit nuk kanë vend në politikë dhe diplomaci.
“Argumenti i tyre është se tërhiqemi nga gjuha dhe kombi maqedonas. Nuk është e jona të vendosim se cilën gjuhë e flasin fqinjët tanë, nuk jemi profesorë të linguistikës. Në literaturën greke nga fillimi i shekullit XX-të te shkrimtarët “patriotik”, me pozita nacionaliste, e përmendin gjuhën e Maqedonisë për gjuhë të cilën e ka folur popullata sllavomaqedonase. Kjo nuk është çështje e diplomacisë. Thonë se tërhiqemi nga kombi, por në Greqi nuk ka komb maqedonas nga e cila ne tërhiqemi. Ka grekë të veriut të cilët quhen maqedonas, por ai nuk është term shkencor”, thotë eurodeputeti.
Për Kuloglun, Marrëveshja e Prespës paraqet pranim nga të dyja palët për gabimet e të kaluarës në këtë kontest dhe është mundësi përfundimtare të shihet drejt të ardhmes, në vend se në të kaluarën dhe simbolet.
“E ardhmja e vendit tuaj nuk do të zgjidhet me detajet e një marrëveshje, e ardhmja e vendit është në orientim të madh për inkuadrim në BE, në NATO nëse dëshironi. Nëse bëni marrëveshje secila palë duhet të pranojë se cilat janë gabimet e tij personale. Nga ana e Greqisë kjo marrëveshje paraqet pranim për mënyrën në të cilën është afruar në këtë problem. Nga ana tjetër duhet të pranohen njëjtë gabimet, dhe të shkohet përpara”, thotë Stelios Kuloglu në intervistë për MIA-n.