Paris, 5 dhjetor – Kulla e Ajfelit për arsye të sigurisë sot do të jetë e mbyllur për audiencën, vendosi ndërmarrja e cila është e obliguar për eksploatimin e saj, lajmëroi korrespondenti i MIA-s.
Kulla e Alfelit është e mbyllur, për shkak të grevave kundër reformave pensionale, duke pasur parasysh se një pjesë e personelit merr pjesë në lëvizjen sociale, publikoi ndërmarrja që punon me Kullën e Ajfelit (SETE).
Të punësuarit e pranishëm nuk janë “të shumët që të hapet monumenti në kushte të sigurisë dhe optimale për pranimin e audiencës”, në profilin në Tuiter të Kullës së Ajfelit, me ç’rast është theksuar se sheshi nën kullë megjithatë është në dispozicion pa pagesë.
Në komunikatë nuk saktësohet nëse monumenti do të jetë i mbyllur edhe të premten, nëse nuk dihet se mobilizimi kundër reformës pensionale do të vazhdojë.
Edhe njëri ndër vendet më të popullarizuara për turistët nga mbarë bota, Pallatii Versajës këshillin të “shtyhen vizitat” të enjten dhe të premten.
Muzeu më i vizituar në botë, Luvri dje pritej të hapet por jo edhe të gjitha sallat, ngjashëm si edhe Muzeu Orsej, i cili pret hapje “të pasigurt” të enjten.