Ministri ukrainas i Punëve të Jashtme, Dmitri Kuleba deklaroi se Kievi është i gatshëm për bisedime me Rusinë, por i hedh poshtë ultimatumet ruse.
“Ne jemi të gatshëm për bisedime. Megjithatë, nuk jemi të gatshëm që të pranojmë ultimatum rus”, deklaroi Kuleba në një intervistë për gazetën gjermane “Velt”.
Ai shtoi se nëse përshkallëzohet situata, Kievi do të kundërpërgjigjet.