Kuleba: Azovstalli ende po mbahet

Ministri ukrainas i Punëve të Jashtme, Dmitro Kuleba i hodhi poshtë zërat se qyteti jugor Mariupol tani është nën kontroll të plotë rus.

Në një transmetim të drejtpërdrejt në Tuiter, ai tha se fabrika e çelikut Azovstall, e cila mbetet xhepi i fundit i luftëtarëve ukrainas në qytet, ende po mbahet.

Forcat ruse për çdo ditë i sulmojnë luftëtarët dhe civilët, tha ai, me bombardime dhe zjarr artilerik.

Advertisements

Evakuimi i para pak kohe i një grupi të civilëve, nën patronazhin e OKB-së, nga kompleksi industrial dëshmon se “aty ku ka vullnet politik në Rusi, ky mekanizëm mund të punojë”, tha Kuleba.

“Por, e shohim se ata nuk duan t’i lëshojnë njerëzit, dhe çdo hap i ardhshëm kërkon shumë punë  dhe presion të madh ndaj Rusisë”, shtoi shefi i diplomacisë ruse.