Pesë kukulla të Mbretëreshës Elizabeta, e cila ka luajtur me ato kur ka qenë e vogël, dolën në ankand. Gjithashtu në shitje kanë dalë edhe veshjet e Mbretëreshës, kur ishte foshnje. Rrobat dhe lodrat i ishin dhënë ish-infermieres së mbretërisë, Clara Knight e cila u kujdes për Mbretëreshën Elizabeta, ndërkohë që nëna e kësaj të fundit kryente detyrat ceremoniale. Infermierja nuk kishte fëmijë, por pavarësisht kësaj ajo i dërgoi rrobat dhe kukullat në shtëpinë e saj me rastin e Krishtlindjeve. Ajo vdiq në vitin 1946, por koleksioni i mbeti familjes së saj për 71 vjet. Koleksioni përfshin lodra të ndryshme, si tre kukulla të veshura me fustan, një Mickey Mouse dhe një Minnie Mouse, të bëra nga prodhuesi britanik i lodrave Dean Rag Book Company.