nga Tetova është nëplanet e klubit dhe do ti ofrohet një kontratë e re. Ish-futbollisti i Renovës mësuam se ka oferta nga klubet në Maqedoni, ku interes kanë shfaqur edhe klubet shqiptare, në mesin e tyre edhe pse jozyrtarisht gjendet edhe KF Shkëndija. Ndryshe, Eminit kontrata 1,5 vjeçare i skadon këtë vit, me të drejtë rinovimi.
Derisa, situata nuk është e njëjtë me futbollistin tjetër nga Maqedonia, Nijaz Lena. Siç bën të ditur gazeta “Panorama-Sport”, mesfushori strugan është në pikëpyetje nëse do ti ofrohet apo jo kontratë e re me Kukësin. Lena ka kontratë 1-vjeçare me kuksianët me të drejtë rinovimi.
Pas fitimit të titullit kampion, Kukësi ndodhet në proces tranzicioni sa i përket organizimit. Pos Eminit dhe Lenës, shumë lojtarë pritet që të largohen nga radhët e ekipit, por njëherësh do të ketë edhe “goditje” të mëdha në merkato. Kryetari i klubit kërkon me çdo kusht që të ketë një ekip konkurrues për Kupat e Europës. Por, para se të zyrtarizohen përforcimet, klubi po qartëson situatën e lojtarëve aktualë. Çdo gjë varet prej stafit teknik. Gjithsesi, ky vendim lidhet më së shumti për lojtarët titullarë (e atyre që janë pa kontratë), ndërsa për të tjerët, shumë kanë ikur dhe disa të tjerë janë në listë pritjeje. Gjithsesi, kjo javë dhe fillimi i javës së ardhshme do të vendosë “piketat”. Përpos situatës së paqartë, drejtuesit kanë përpiluar listën e lojtarëve që kanë në plan, ndonëse disave u përfundon kontrata pas Kupave të Evropës, ndërsa siç përmendëm, në atë listën gjenden edhe Emini dhe Lena.