Bruksel, 27 qershor – Eurodeputeti Eduard Kukan ka përshëndetur përfundimin e djeshëm të Këshillit të BE-së për të hapur rrugën drejt fillimit të negociatave për Maqedoninë dhe Shqipërinë.
“Meritojnë mesazh të pastër për fillimin e bisedimeve. Një vit u është dhënë vendeve për të arritur në tryezën e negociatave, që i reflektonte diskutimet e brendshme për procesin e zgjerimit në Këshill. Plotësisht e mbështes Shqipërinë dhe Maqedoninë në këtë proces dhe kam besim në angazhimin e tyre në agjendën e reformave”, shkroi Kukan.