Lajme të mira nga Maqedonia arritën mbrëmë vonë, shkroi eurodeputeti Eduard Kukan, pasi që mbrëmë Kuvendi me shumicë prej dy të tretave e filloi procedurën për ndryshime kushtetuese në pajtim me Marrëveshjen e Prespës.
“Ky është fillimi i procesit, por paraqet hap shumë të rëndësishëm përpara. Do të doja t’u uroj atyre që e mbështetën marrëveshjen e Prespës, të cilët treguan lidership dhe votuan për të ardhme evropiane të vendit të tyre”, shkroi Kukan në Tuiter.