Bruksel, 7 qershor – Eurodeputeti prej grupit demokristian EPP, Eduard Kukan për MIA-n thotë se politikanët fillimisht duhet ta përgatisin opinionin para se ta publikojnë marrëveshjen për emrin, në të cilën pjesët më të vështira nuk janë emri vetvetiu, njofton korrespondentja e MIA-s nga Brukseli.
“Ishte gabim të jesh aq optimist. Mendoj se nuk është e mjaftueshme politikanët të arrijnë marrëveshje. Para se ta paralajmërojnë duhet ta përgatisin popullin për atë. Mendoj se e mësuan leksionin herën e fundit me Maqedoninë e Ilindenit. Nuk besoj se pjesa më e rëndë është emri por si do të qëndrojë në Kushtetutë, gjuha, kultura, të gjitha këto çështje. Ndoshta teknikisht është më e vështirë, kështu që kur të gjitha këto çështje të zgjidhen, politikanët duhet këtë pozitivisht t’ia shesin opinionit dhe vetëm atëherë emri të publikohet zyrtarisht”, deklaroi Kukan për MIA-n.