Kukan dhe Mekalister: Marrëveshja e Prespës mundësi historike për Maqedoninë
Shkup, 18 tetor 2018 – Eurodeputetët Dejvid Mekalister dhe Eduard Kukan pas debatit parlamentar për propozimin për fillimin e ndryshimeve kushtetuese sot në deklaratën e përbashkët potencuan se Marrëveshja e Prespës është mundësi historike për të ardhmen evropiane të shtetit, dhe se deputetët e posedojnë përgjegjësinë kyçe në përcaktimin e drejtimit politik të vendit.
“Marrëveshja e Prespës e 17-të qershorit të vitit 2018 siguron mundësinë historike për të ardhmen evropiane të Maqedonisë. Anëtarësimi në BE është zgjedhje strategjike e bazuar në vlera, me çka pajtimi, marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe ndëretnike janë elementet kyçe të politikës së zgjerimit të BE-së. Deputetët në Kuvend – të cilët kanë mandatin e pavarur, e posedojnë drejtimin politik të vendit”, theksohet në deklaratën e përbashkët të eurodeputetëve.
Kukan dhe Mekalister theksojnë se e kuptojnë zgjedhjen e rëndë në lidhje me zbatimin e Marrëveshjes së Prespës.
“Megjithatë, besojmë se të gjithë aktorët politik do ta shfrytëzojnë këtë mundësi të vetme që në mënyrë konstruktive të marrin pjesë në ndërtimin e së ardhmes euroatlantike të IRJM-së. Përmes shfrytëzimit të kësaj dritareje të mundësive, Kuvendi duhet ta ndërmarrë përgjegjësinë dhe ta hapë rrugën drejtë vendit të suksesshëm, të prosperuar dhe evropian”, theksohet në deklaratën e përbashkët.
Dejvid Mekalister është kryetar i Komisionit të Punëve të Jashtme të PE-së, përderisa Eduard Kukan është kryesues i Grupit punues për Ballkanin Perëndimor në kuadër të Komisionit të Punëve të Jashtme të PE-së