Trajneri Driton Kuka ndihet njeriu më i lumtur në botë pasi garuesja e tij, Erza Muminoviq e fitoi medaljen e bronztë në Lojërat Olimpike të për rinj, që po mbahen në Buenos Aires të Argjentinës, shkruan Zeri.info. Kjo njëherësh ishte medalje e parë dhe historike për vendin tonë.
“Po po historinë e shkruan xhudo! Medalja e parë në Lojërat Olimpike për të rinj! Erza bravo, Fatos Bravo! Shumë emocion sonte në Rogla ku jemi me ekipin Olimpik duke u përgatit për Tokyo 2020!”, ka shkruar Kuka në Facebook, ndërsa postimit ia ka përcjellë edhe fotografinë e Erzës, e cila sonte e bëri krenare Kosovën, por edhe krejt shqiptarët.