Kuka nëpërmjet repasazhit do të luftojë medaljen e bronz

10

Loriana Kuka e ka mposhtur me ippon kubanen Kaliema Antomarchi, duke marshuar kështu në drejtim të medaljes së bronztë në Mastersin e xhudos që po mbahet në Doha.

Kuka fitoi në duelin e repesazhit të kategorisë deri 78 kilogramë me ippon pas 2:18 minutave luftë.

Në luftë për medaljen e bronztë do të përballet me britaniken Natalie Powell.