Loriana Kuka ka kaluar në gjysmëfinale të turneut të xhudos, Grand Prix, në Tbilisi, pasi e mposhti xhudisten holandeze Ilona Lucassen. Xhudistja kosovare e mundi Lucassen në çerekfinale të turneut që është duke u zhvilluar në kryeqytetin e Gjeorgjisë, Tbilisi, raporton Gazeta Express, përcjell gazeta Koha.
Kuka, e cila është duke garuar në kategorinë -78 kilogramë, rundin e parë e kaloi pa luftë. Ndërsa për një vend në cerekfianle, ajo e mundi xhudisten iraniane Rani Rani në luftën e saj të parë në rundin e dytë. Në çerekfinale, e mposhti Ilona Lucassen e Holandës me ippon.
Kuka në gjysmëfinalen lufton kundër francezes, Estelle Posvite.