“Është një gjë e tmerrshme humbja e saj dhe të jetuarit pa të. Ajo ishte pjesë e jetës time. Kujtimet nuk mjaftojnë. Gjithçka e bëmë të dy bashkë. Është forcë e madhe të jetosh në çift vështirësitë. Dhe fitonim të dy. Ne gjithmonë kemi diskutuar për gjithçka, dhe dallimet tona ishin thelbësore për gjithçka që bëmë. Fatkeqësisht gjithmonë isha unë gabim. Franca i ndjente gjërat nga larg. Ajo dëgjonte, ajo shikonte… Dhe vështirë se gabohej në lidhje me njerëzit. Gjëja e mrekullueshme është që kemi arritur të kapërcejmë momente katastrofike, ndonjëherë shumë mizore. Dëshpërimi na shpëtoi”!
Fjalët e Dario Fo, në përvjetorin e vdekjes së bashkëshortes Franca Rame, para se të ndërronte vetë jetë, 3 vite më pas.
Franca Rame ishte aktore e teatrit italian, dramaturge dhe aktiviste politike. Ajo ishte e martuar me dramaturgun nobelist Dario Fo dhe është nëna e shkrimtarit Jacopo Fo. Fo i kushtoi asaj Çmimin Nobel. Ajo ndërroi jetë në Milano, më 29 Maj të vitit 2013, në moshën 83 vjeçare. Ndërkohë, Dario Luigi Angelo Fo ishte aktor, dramaturg, komedian, këngëtar, regjisor teatri, skenarist, kompozitor, piktor, aktivist politik për krahun e majtë Italian dhe fitues i Çmimit Nobel në Letërsi në vitin 1997. Ai ndërroi jetë në Milano, më 13 tetor 2016, në moshën 90 vjeç.