Implementimi i gjuhës shqipe si zyrtare e administrative nuk do shkaktojë kaos, as nuk do fut frikë te ndonjë komunitet tjetër, por përkundrazi, aprovimi i këtij ligji Maqedonisë do ti jap pikë në aplikacionin për të hyrë në Evropë
Nga Vebi RUSTEMI
Ka pesë muaj, nuk po ndalen spekulimet pro dhe kundër ligjit të gjuhëve, konkretisht për miratimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve, por albanofobistët prore nuk pushojnë së shkruari negativisht. Ato friksha, e tendencioz, miratimin e këtij ligji, e trajtojnë si antikushtetues dhe antiligjor, se gjoja miratimi i tij, vendit do ti shkaktoj pasoja, nëse me të vërtetë miratohet,por, gjë e tillë nuk është e vërtet. Ligji për gjuhët pati jehonë pozitive e mbështetje juridike, u argumentua me ide faktike nga shumë juristë, analist, ambasadorë tanët dhe të huaj. Ky Ligj i gjuhëve, u votua vullnetarisht dhe me dinjitet nga vetë shumica e deputetëve të Maqedonisë, me votim me shumicë, i bazuar në argumentin se është më se i nevojshëm dhe i natyrshëm të miratohet, bile nga komplotet e bëra,ai u votua sërish nga Kuvendi i RM-së. Por, pse ky Ligj nuk shpallet në Gazetën Zyrtare të Republikës se Maqedonisë, pritet të zbatohet parimi i së drejtës, me procedurë legjitime juridike në Gjykatën Kushtetuese të Maqedonisë. Besojmë se koha do ta tregoj të vërtetën, edhe pse nuk do mend, pranimi i tij, është akt i kryer se është një ndër prioritetet e Qeverisë së RM-së.
Por, sa çuditshëm, në anën tjetër po trumpeton me mllef e cinizëm partia më e madhe opozitare në shtet së bashku me disa individ kundër kësaj të drejtës sonë legjitime. Të gjithë ata që janë kundër i përkujtojmë se e drejta për përdorim zyrtar të gjuhës amtare – shqipe, është e drejta jonë fare legjitime e patjetërsueshme dhe demokratike, para se gjithash dhe obligim ndaj kombit dhe identitetit të shqiptarëve autokton këtu në Maqedoni. Këtë të drejtë na e garanton Marrëveshja e Ohrit sot me e Kushtetutën e vendit. Edhe pse politika opozitare tenton ti cenoj të drejtat e të tjerëve, por kjo do ti mbetet vetëm një ëndërr. Ky Ligj i gjuhëve, nuk është Ligj i dëmshëm për shtetin, se ligj të dëmshëm edhe nuk ka, të gjitha ligjet miratohen në dobi të qytetarëve, se multikulturalizmi, bilinguizmi, bile dhe tregjuhësha është prezente në mbi 6 shtete evropiane si Holanda, Zvicra dhe Finlanda me nga dy gjuhë zyrtare, Belgjika me tri gjuhë zyrtare, kurse Italia praktikon katër gjuhë zyrtare. Zbatimi i këtij ligji atje nuk ka fare pasoja, nuk janë prezente këto komplekse anti-gjuhësore sikurse te ne, në dëm të tjerëve. Këto shtete dëshmojnë realshëm se si përdoret bilinguizmi.
Pse ky ligj të jetë problem kur dihet se sllavo-maqedonasit, bashkë me ne jetojnë shekuj me radhë, pse 30 për qind e popullatës shqiptare, apo një e treta e popullatës së Maqedonisë, të mos ta gëzoj këtë ligj kur i takon me Konventën Evropiane. Sipas Konventës Evropiane, në shumë shtete të Evropës, të drejtën e përdorimit të gjuhës zyrtare e gëzojnë komunitete edhe me 8% përqindje si pjesëtarë në shtetet e tyre. Andaj mospërfillja e këtij Ligji për opozitën, me sjelljet e saja kontra dhe pa argumente, paraqet një absurditet me cinizëm të fëlliqur depolitizues, me ngufatje anti-demokratike që tenton ta ngulfat vet shtetin, kur është fjala për të drejtën gjuhësore të shqiptarëve në Maqedoni. Për oponentët kundër nesh, ky ligj është kundër-kushtetues, por përkundrazi – ligji për gjuhët shpreh barazi që e dëshmojnë një numër ekspertesh ,ambasadorë, gjuhëtarë, analist e juristë, bile edhe personalitete maqedonas të shquar, të gjithë ato profesorë universitar që kanë përvojë me masën me studentët e kombësive të ndryshme. Me miratimin e ligjit të tillë, tani më nuk u rrënua koncepti kushtetues i shtetit multietnik, por po ndërtohet një binacional që e kërkon vet ambienti multuietnik i dy komuniteteve më të mëdha në Maqedoni, që në duar po mbartin flamurin e demokracisë së vërtetë.
Ky themelim i binacionalit, më tej do jetë i pashmangshëm, dhe se oponenti kontra shqiptarë, i frikësohet këtij fenomeni shoqëror pasi nuk ka përvojë menaxhuese. Barazia gjuhësore, kulturore e civilizuese, nuk ka assesi aspirata negative, dhe as që mund të shkaktoj kaose ndëretnike. Kur u themelua Universiteti i Tetovës, popullata e rëndomtë maqedonase nuk pati reagime, nuk ishte kundër, por elita e atëhershme e pushtetit maqedonas – prokomunistja, për të vazhduar me diktaturën e tyre, me avazin e vjetër. Frymëzimit të Universitetit të Tetovës i bënë komplot politik plot 18 vite. Edhe ligjit të gjuhëve po i bëhet një komplot, por me një dimension tjetër afatshkurtër.
Gjuha nuk është element irredentizmi. Aktualisht, shumë turistë të huaj qoftë maqedonas, serb, kroatë, gjerman e suedez, dhe të tjerë po flasin shqip në bregdetin shqiptar, por nuk do të thotë se ata janë irredentistë, siç mendojnë politikanët e prishur për karrige luksoze. Me miratimin e këtij Ligji, shteti nuk do zhytet në ndonjë dimension të pasigurt, as dekurajues, me përdorimin zyrtar të shqipes, nuk cenohet as integriteti, e as sovranitet i Maqedonisë, por këtu është në shprehje albanofobizmi i disa politikanëve cinik të opozitës. Këtë e bëjnë vetëm pse nuk janë në pozitë, se gjoja përmes mos zbatimnit të këtij Ligji, po tregojnë patriotizëm tek bashkëkombasit e tyre, gjoja për të fituar vota në zgjedhjet e ardhme, por kjo do jetë pikëpyetje. Implementimi i gjuhës shqipe si zyrtare e administrative nuk do shkaktojë kaos, as nuk do fut frikë te ndonjë komunitet tjetër, por përkundrazi, aprovimi i këtij ligji Maqedonisë do ti jap pikë në aplikacionin për të hyrë në Evropë. Ky ligj do ta avancoj Maqedoninë. Nëse dikujt i djeg gjuha shqipe, përdorimi i saj, frymëzimi i saj, le ta dijë se ai është nacionalist, e nacionalizmi në Evropën e përparuar ka mbaruar para një shekulli, andaj ju politikanë cinik ndaj shqipes, ejani në vetëdije se gjuha as pret e as vret dikë që e dëgjon e s’do ta flas. Askujt nuk ia imponojmë me dhunë që ta mësojë shqipen, por dijeni se 95% e shqiptarëve që jetojmë në Maqedoni dinë ta flasin maqedonishten, por dijeni se ne shqiptarët nuk jemi nacionalistë ndaj jush në aspekt gjuhe.
Si duket akoma ka politikanë sllav të pa civilizuar dhe pa asnjë fare kulture gjuhësore, që nuk dinë ta vlerësojnë gjuhën dhe kulturën e tjetrit, sikur ato dje të kishin zbritur prej Hëne, e shtiren sikur nuk na njohin, harrojnë se shqiptarët janë bashkështetas të tyre autokton në Maqedoni dhe natyrshëm duhet ti gëzojnë të gjitha të drejtat e barabarta me Kushtetutë. (koha.mk)