Po, vënia e rripit të sigurimit mund të shpëtojë jetën tuaj në një aksident rrugor, por gjithashtu jetën mund ta siguroni dhe duke u ulur në vendin e duhur.E vërteta është më e ndërlikuar se sa vetëm të vini rripin e sigurimit për të qënë të mbrojtur. SHkenctarët kanë zbuluar se vendi më i sigurt për t’u ulur në makinë varet nga mosha juaj. Në studimet gjatë viteve – duke përfshirë ato në Universitetin e Buffalos, Spitalin e Fëmijëve të Filadelfias etj, hetuesit kanë gjetur se fëmijët më të vegjël se tetë vjeç kanë rrezikun më të ulët të vdekjes, sepse ulen në pjesën e pasme të makinës. Nga moshat 13 deri 54, studiuesit nuk gjetën asnjë ndryshim në rrezikun e vdekjes pasi njerëzit e kësaj moshe kanë tendencën të ulen përpara. Megjithatë, kur studiuesit veçuan njerëz mbi 55 në makinat me modele më të reja, vendi i pasëm ishte në të vërtetë më i rrezikshëm se ai përpara. Rreziku i lëndimeve fatale për ata që uleshin në pjesën e pasme është më i madh në të gjitha modelet e reja. Rripat e sigurimit janë ende faktori më i rëndësishëm dhe i kontrollueshëm. Në studime të shumta, njerëzit të cilët nuk arrijnë të lidhin rripin e sigurimit janë të paktën tetë herë më shumë të ekspozuar që të vuajnë një dëmtim serioz.