Shkup, 2 shkurt – Kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov, Ministri i mjedisit dhe planifikimit hapësinor Sadullah Duraku dhe Zlatan Ikonomov, drejtor teknik në NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimi” – Shkup, e nënshkruan Marrëveshjen për zbatimin e projektit IPA “Përmirësimi i infrastrukturës për ujërat e zeza në qytetin e Shkupit “.
– Kujdesi për jetë të shëndetshme të të gjithë qytetarëve na obligon të investojmë dhe të kujdesemi për mjedisin jetësor. Ujërat e zeza janë shkaktarë të ndotjes së madhe të ujërave dhe tërë mjedisit jetësor. Derdhja e ujërave të zeza në lumin Vardar, ndikojnë në cilësinë e ujit dhe botës së gjallë aty. Me realizimin e projektit do të sigurojmë mbrojtjen e ndotjes së lumit duke mbyllur disa priza të ujërave të zeza që direkt derdhen në lumin Vardar – tha Shilegov.
Në fjalën e tij, ai theksoi se kjo do të arrihet përmes ndërtimit të kolektorëve nga të dyja anët e Vardarit, në territorin e Qytetit të Shkupit dhe është një hap përpara në përpjekjet e Qytetit, që ujërat e lumit Vardar të marrin ngjyrën natyrore, dhe shkalla e pastërtisë së lumit të ngritet në nivelin më të lartë të mundshëm.
Një kryeqyteti i shtetit evropian është e pakuptueshme të funksionojë pa një stacion qendror filtrues, dhe ndihma financiare të cilën e ka dhënë Bashkimi Evropian përmes fondeve të tij dhe mbështetja nga Qeveria e RM-së, janë të rëndësisë së madhe për të gjithë ne që drejtpërdrejt investojmë të krijojmë dhe ta ruajmë mjedisin jetësor të shëndetshëm dhe të pastër – theksoi Shilegov.
Me realizimin e këtij projekti do të mbrohen ujërat e lumit Vardar, ndërsa me ndërtimin e kolektorëve do të krijohen parakushtet kryesore për ndërtimin e një stacioni qendror filtrues për qytetin e Shkupit, për çka Qeveria e mori përsipër që të fillojë më së voni në vitin 2020.
Në këtë Marrëveshje janë të ndara rolet dhe përgjegjësitë për realizimin e projektit IPA ndërmjet Qytetit të Shkupit, NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimi” – Shkup dhe Ministrisë së mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor me qëllim të krijimit të një baze formale kontraktuare ndërmjet shfrytëzuesve përfundimtarë për realizimin e suksesshëm të projektit duke i dhënë mbështetje të gjitha aktiviteteve në kompetenca të tyre.
Projekti, për realizimin e të cilit do të shpenzohen mbi 10 milionë euro, do të financohet nga fondet e UE-së dhe nga buxheti i Republikës së Maqedonisë.