Ekspertet e higjienës kanë alarmuar publikun me publikimin e analizave të fundit ku ka rezultuar që sfungjeri është gjëja më e pisët që mbajmë në shtëpi. Sfungjerët që përdoren për të larë enët, janë një nga gjërat më të pista që keni në shtëpi, madje analiza tregoi se janë 200 herë më të pisët sesa mbështetësja e WC. Ekspertët nga këshilli i higjienës rekomanduan që të lani peshqirët, pecetat dhe sfungjerët, në temperaturë mbi 60 gradë për ti dezinfektuar ato ose ti dezinfektoni në mikrovalë. Alternativë tjetër është të zgjidhni peceta të lagura antibakteriale për të pastruar vendin ku qëndroni. Duart tuaja janë transmetuesi më i rrezikshëm i mikrobeve gjatë përgatitjes së ushqimit. Kështu që, duhet të keni kujdes me lëvizjet dhe të lani duart me sapun. Në një sfungjer 2.5 cm ndodhen rreth 1 milion bakterie. Vendi i dytë më i pisët në kuzhinë, është brenda frigoriferit.