Mënyra se si mbani telefonin teksa e përdorni mund t’i japë mundësi hakerave t’ju vjedhin pinin e telefonit dhe fjalëkalimet, sipas një studimi të ri. BBC shkruan se ekspertët e Newcastle University kanë analizuar lëvizjet e smartphone kur përdorim ekranin. Skuadra e ekspertëve të kibernetikës thonë se kompanitë e teknologjisë e dinë këtë problem por nuk kanë një zgjidhje se çfarë të bëjnë. Dr. Maryam Mehrnezhad, nga universiteti për shkenca kompjuterike, thotë: “Pjesa më e madhe e smartphone-ve, tabletave, dhe pajisjeve të tjera janë të lidhur më shumë sensorë, gyroscope, sensorët e rrotullimit, acelerometri etj.” “Por për shkak se aplikacionet e telefonave dhe faqet e internetit nuk kanë nevojë të kërkojnë leje për të aksesuar pjesën më të madhe të tyre, programet dashakeqe fshehurazi mund ‘të dëgjojnë’ të dhënat e sensorëve”, vijon ai. Studiuesit thonë se çdo gjë që bëni, që nga klikimi, rrëshqitja, shtypja, i lejon njerëzit të mbajnë telefonat në një mënyrë unike. Kështu që në një faqe interneti, skuadra ishte e aftë të përcaktonte se cilën pjesë të faqes po klikonte përdoruesit, apo se ku po shtypnin, thjesht me mënyrën se si mbanin telefonin.
Kujdes se si e mbani telefonin
Leave a comment