Mjekja Tantjana Nela ka folur në lidhje me infeksionet potenciale që iu rrezikohen atyre që frekuentojnë pishinat, derisa ka theksuar se grupmoshat e vogla, përkatësisht fëmijët, janë më të ndjeshëm ndaj tyre.
“Në radhë të parë mund të shkaktojë infeksioneve të lëkurës. Mund të shkaktohet diare, gjatë gëlltitjes së ujit. Mund të japë infeksione në sy, në vesh etj”, ka vënë në pah mjekja Tatjana Nela.
Ndërkaq, për fëmijët mjekja pediatre Tatjana Nela rekomandon paraqitjen e menjëhershme te mjeku për të kapur në kohë sëmundjet dhe për t’i kuruar në mënyrën e duhur.
“Duke mos shkuar te mjeku mund tja ngjiti një fëmijë tjetër. Edhe skuqja e syve mund të ngjitet tek një fëmijë tjetër”, ka shtuar ajo.
Si duhet të veprojmë për të evituar infeksionet, këshillon mjekja Nela.
“Rëndësi ka që pishina të klorifikohet, fëmijët përpara se të futen në pishinë duhet të bëjnë dush, pasi djersa e trupit kur futet në ujë me klorin shkakton iritim të lëkurës”, ka thënë pediatrja Tatjana Nela.
Edhe pse uji i pishinave është i klorifikuar gjasat për infeksione sërish janë të mëdha për faktin se ekzistojnë disa mikroorganizma që i rezistojnë edhe klorit.