Sipas hulumtimeve të fundit, thuhet se të bërit grill, ka rreziqe të helmimit nga monoksidi i karbonit (CO). Studimi bazohet në sondazhin e fundit ku thuhet se katër në pesë britanikë, nuk dinë ende rreziqet që mund të sjell një ushqim i tymosur në ambient të hapur.
Këto statistika po cilësohen si alarmante, pasi njerëzit përveç një fakti të tillë që nuk kanë ditur, ata dinë rreziqe të tjera nga grilli, të tilla si helmimi në ushqim, siguria nga mosdjegia e fëmijëve, zjarri në kopsht, aksidente nga dehja por jo, rrezikun vdekjeprurës nga tymi. Gjithashtu thuhet se britanikët janë aq të shqetësuar për dëmet e mundshme të bimëve të tyre të kopshtit të shkaktuara nga një grill, pasi ata janë duke u ekspozuar ndaj gazit CO.
Nga ky hulumtim, apelohet se kurrë nuk duhet të përdorni një Barbecue brenda ose në një tendë ose karavan, pasi tymi mund të jetë fatale në një hapësirë të mbyllur. Kjo vjen pasi gjysma e britanikëve planifikon të ketë një grill për familjen dhe miqtë një mesatare prej pesë herë këtë vit.