Recipetat janë ndër aksesorët më të rëndësishëm te gratë. Së fundmi ato janë të shumëllojshme; me xhel, pa rripa, me mbushje. Por, në fakt recipetat nuk duhen mbajtur tërë kohën veshur pasi nuk i bëjnë aspak mirë gjoksit, madje sjellin shumë dëme. Brightside sjell disa fakte për të treguar se çfarë ndodh kur mbajmë gjithë kohën recipeta (mund të ketë edhe femra që i mbajnë natë, kur flenë). Mbajtja e recipetave gjatë gjithë kohës shkakton dobësimin e muskujve të gjoksit. Kjo bën që gjoksi të bjerë, të shkaktojë të çara të vogla e të zbutet. Nëse mbani recipeta gjatë gjithë kohës elasticiteti natyral i lëkurës rritet. Studiuesit kanë vërtetuar se ekziston një lidhje e fortë e recipetave me gjendjen e gjoksit. Pothuajse 90% e grave të diagnostikuara me ndryshime ‘brocystic’ patën përmirësime kur hoqën dorë nga recipetat, dhe ato i zëvendësuan me kanatjere pambuku. Recipetat sjellin edhe dhimbje qafe dhe muskujsh në shpinë. Kjo, pasi rripi i recipetave bllokon qarkullimin e gjakut dhe bën të kontraktohen muskujt. Prandaj ka ardhur momenti që të hiqni për pak kohë dorë nga recipetat. Para se të vishni kanatjeren mos harroni t’i masazhoni!